Donfried: Serbia duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështjet evropiane dhe aziatike, Karen Donfried, ka thënë se Serbia duhet të vendosë vetë për mënyrën se si do të vazhdojë në çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t’i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën,”  ka thënë Donfried.

 

I mbajtur me 26 prill, takimi me Vuçiq ka bindur Donfired se Serbia është e qartë për qëndrimin e saj.

“Vuçiq e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është BE-ja”, ka thënë ajo, gjersa ka shtuar se votimi i Serbisë për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ishte mjaft i rëndësishëm.

“Unë mendoj se Serbia do të duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet,” kishte shtuar Donfried.

Më 28 prill, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët së fundi kanë vizituar Beogradin, nuk i kanë vendos asnjë ultimatum Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Deri tani, Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika