Dreshaj: Kurti po ec në mina që i ka vendosur vetë që 8 vjet

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, mosdeklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në lidhje me çështjen e Urës së Ibrit kur u pyet nga gazetarët e ka quajtur “veprim të mençur”.

Sipas Dreshajt, kjo temë është bërë bujë pa nevojë dhe se tashmë duhen veprime konkrete.

Në emisionin “FIVE”, Dreshaj ka theksuar se Kurti po ec në mina që i ka vendosur vetë që 8 vjet, prandaj duhet të bëjë veprime të matura.

“Kurti ka bërë mirë, lajmi është bërë pra, lajmi ka marrë dhenë. Duhet hapa konkretë, unë mendoj që është bërë më tepër bujë sesa që ka pasë nevojë. Të hecësh nëpër mina që i vendos që 8 vjet vetë është vështirë. Vendi ka nevojë për qeverisje stabile me miqë, shteti ka nevojë për strategji të mirëfilltë e jo të veprohet sipas rrethanave të caktuara. Mosdeklarimi i Kurtit është veprim i mençur, tash duhet të rritet akti i veprimit konkret”, ka deklaruar Dreshaj.

Ai ka thënë se heshtja e tij karshi kësaj teme është nga përgjigjet që ka marrë nga faktori ndërkombëtar duke shtuar se ura duhet të hapet, por në një kohë që i plotëson kushtet që të mos mbyllet më.

“Hapat e pamatur nuk janë fitimprurës për vendin, një veprim i këtillë dhe mospozicionimi i tij është si rezultat i influencës së feedbackut që ka marrë nga faktori ndërkombëtar. Ura duhet të hapet, por në një kohë që i plotëson kushtet dhe kur jemi të gatshëm me faktorin ndërkombëtar që të hapet dhe të mos mbyllet, por jo që të hapet e mbyllet nesër. Prolongimi i kësaj çështjeje është duke u bërë që të mos ndodhin gjëra të tilla”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë para gazetarëve gjatë përurimit të renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK, ka folur rreth vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë dhe takimin që pati me të, por nuk është përgjigjur rreth çështjes së Urës së Ibrit.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika