Dua Lipa flet para nisjes së festivalit “Sunny Hill”

Në konferencën e mbajtur për media, themeluesja e festivalit "Sunny Hill", Dua Lipa së bashku me babain e saj njëherësh bashkëthemelues dhe organizator në këtë festival janë shprehur jashtëzkonisht entuziast dhe falënderues për mbajtjen e kësaj ngjarje në Kosovë pas dy vjetve

Pamje nga konferenca 04.08.2022

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, njëherësh edhe themeluesja e njërit prej festivaleve më të mëdha në Kosovë e rajon “Sunny Hill”, ka konfirmuar që do të performojë në natën e parë të këtij festivali.

Konferenca ka filluar me një falenderim nga ana e babait të këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka thënë që është i lumtur që “Sunny Hill”, po mbahet në Kosovë pas dy vitesh.

“Jam i lumtur qe do e realizoj festivalin më të madh në Evropë me këngëtarët më të famshëm, me disa këngëshkrues  më të mirë që ne i kemi”, ka  shtuar Lipa.

Përkundër kësaj Lipa shprehet mirënjohës që festivali do mbahet në një vend që sipas tij Kosova ende vazhdon të ketë telashe të shumta mirëpo ai tregohet i hapur që të mbështes rininë kosovare.

“Telash tjetër ka qenë dhe vazhdon të jetë mungesa e fondacionit. Fondacioni është ndërprerë në shkurt të vitit 2020, dhe kjo ishte ndalesë e madhe andaj edhe është ndërprerë festivali për një kohë madje as nuk e kam paramenduar që do të realizohet si përpara, por ja që ndodhi”, ka theksuar ai.

Ndërkaq artistja me famë ndërkombëtare Dua Lipa, është shprehur jashtëzakonisht e emocionuar në lidhje me realizimin e festivalit në Prishtinë.

“Faleminderit shumë nga ju. Për ndihmën tuaj që tani kemi pasur mundësinë ta realizojmë një festival të tillë,” ka thënë Lipa.

Ndër të tjerash ajo ka treguar edhe për krenarinë që ndjen për faktin se festivali do të mbahet në Kosovë.

“Ka për të qenë një performancë e mirë dhe shpresoj të ju pëlqej. Po ndihem mirë që festivali do realizohet në shtëpinë time, në vendin tim”, ka shtuar Lipa.

I pranishëm po ashtu ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka falënderuar këngëtares që i ka sjellur  Kosovës një festival të tillë.

“Nuk mund ti përshkruaj emocionet për këtë ditë fantastike që Zonja Dua Lipa, na është bashkangjitur, në qytetin tonë, në ” Kryeqytetin e dashurisë”, ka shtuar Rama.

Ndërkaq si shenjë falënderimi dhe respekti për themeluesen e “Sunny Hill”, i pari i Prishtinës i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një broshë prej argjendi.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika