Emisioni “Dueli Botëror”, i cili i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022” vazhdon edhe sonte me fillim nga ora 22:30 në RTV Dukagjini.
Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, të ftuar janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.
Teksa, krahas tyre të ftuar janë edhe Mevlan Zeka, futbollist, Faton Zylbehari, Zëdhënës i FFMV-së dhe Shpetim Murtezi, refer.
Sonte vazhdon edhe turneu në “sony playstation” në FIFA 2023 i njohur tashmë si “Botërori i Dukagjinit”.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.
“Dueli Botëror” të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.