Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virginia

Pas të shtënave me armë zjarri, dy njerëz kanë mbetur të vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një ceremoni diplomimi në Richmond në Virginia

FOTO: REUTERS

Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Richmond në Virginia.

Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.

Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtënat kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme, Huguenot High, shkruan Reuters.

Një ceremoni tjetër diplomimi e planifikuar për të martën është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte dhe babai i tij 36-vjeçar.

I dyshuari 19-vjeçar është dërguar në mbajtje, sipas autoriteteve.

Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.

Këto shifra janë më të lartat për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika