Dy të lënduar nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Në orët e hershme të së premtes së 13 janarit një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor

Ilustrim

Mëngjesin e së premtes së 13 janarit, një shtëpi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shtëpi), në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasur në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se zjarri është lokalizuar dhe rrethanat e rastit po hetohen.

“Zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka theksuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika