Dy vetura përfshihen në një aksident në Obiliq, lëndohen tre persona

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në Obliq, ku janë përplasur dy vetura. Ajo ka theksuar se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore

Foto nga aksidenti i ndodhur të premten e 16 dhjetorit në Obiliq

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten e 16 dhjetorit, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obliq.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Ajo ka theksuar se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësitet policore relevante janë duke u marrë me aksidentin.

Ndryshe, në po të njëjtën rrugë, të premten e 9 dhjetorit, dy këmbësore, nëna 45-vjeçare dhe e bija e saj, janë goditur nga një automjet dhe kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Ahmeti kishte bërë të ditur se 45-vjeçarja, e cila u aksidentua kishte vdekur. Ndërkaq, e bija ishte raportuar se është në gjendje stabile, ndonëse ka lëndime serioze.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika