Vdes gruaja e cila u aksidentua para disa ditësh në Obiliq

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se 45-vjeçarja, e cila u aksidentua më datën 9 dhjetor të këtij viti në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka vdekur

Foto nga aksidenti në Obiliq, 9 dhjetor 2022





Ka vdekur gruaja e cila para pak ditësh, saktësisht më 9 dhjetor, u aksidentua së bashku me të bijën në Obiliq.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, e bija raportohet të jetë në gjendje stabile, ndonëse ka lëndime serioze.

Të premten e 9 dhjetorit dy këmbësorë ishin goditur nga një automjet në qytetin e Obiliqit, të cilët kishin marrë lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësja Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e kishte konfirmuar këtë ngjarje për Portalin Dukagjini.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti kishte treguar se si pasojë e aksidentit kishin pësuar lëndime të rënda trupore dy këmbësorë, të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor.

 

Automjeti godet dy këmbësorë në Obliq, marrin lëndime të rënda trupore





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika