“Edhe Mbivada është Istog”, qytetarët protestojnë për mungesë të ujit

Banorët e Mbivadës në komunën e Istogut, kanë organizuar protestë në shenjë pakënaqësie për mungesën e ujit të pijes. 13 fshatra të kësaj komune tash e 20 vjet përballen me këtë problem i cili po ju rëndon jetën gjatë muajve të nxehtë të verës

Pamje nga protesta në Istog, 11. 08. 2022

Tash e 20 vjet fshatrat e Mbivadës në Komunën e Istogut, po përballën me mungesë të ujit.

Qytetarët e këtyre fshatrave me vite të tëra kanë dërguar kërkesa në komunë dhe kanë organizuar protesta duke kërkuar që ky problem të zgjidhet, por kjo kërkesë asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.

Si rezultat i kësaj neglizhence nga ana e autoriteteve komunale, qytetarët e këtyre fshatrave prapë janë gjendur në mes të një proteste ditën e enjte të 11 gushtit, duke kërkuar një zgjidhje për problemin 20 vjeçar.

Nexhdet Ramaj, asambleist në Kuvendin Komunal në Komunën e Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), njëherësh edhe banorë në njërin nga këto fshatra, ka dërguar një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetari të komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Kërkesë e cila nuk ka marrë ndonjë përgjigje, dhe gjë e cila ka detyruar qytetarët të ndërmarrin hapin tjetër e që është protesta.

Kërkesa e banorëve të fshatrave të mbivadës drejtuar Kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati

Në lidhje me këtë është kontaktuar edhe organizatori, Ramaj, i cili ka thënë që mugesa e ujit ka bërë që shumë banorë të largohen nga vendi dhe duke theksuar se komuna nuk po kujdeset për qytetarët e saj.

“Mungesa e ujit po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të këtyre fshatrave duke bërë që një numër i madh i banorëve të largohen. Mungesa e ujit po i vëshitrëson jetën qytetarit të Istogut duke u bërë e papërballueshme gjatë muajve të nxehtë të verës”, ka shtuar ai.

Pamje nga protesta në Istog, 11. 08. 2022

Sipas asambleistit, arsyeja se pse qyetarët e Mbivadës janë duke u përballuar me një problem të tillë është neglizhenca e udhëheqësve të komunës.

“Unë mendoj që kjo ndodh nga neglizhenca e pushtetit të cilët nuk kujdesen për qytetarët e Istogut”, është shprehur Ramaj.

Më tej i pyetur për protestën e mbajtur ai ka thënë që është vetëm paralajmërim.

“Protesta e sotme ka qenë vetëm një paralajmrim dhe nëse Kryetari së bashku me kompaninë “Hidrodrini” nuk reflektojnë, atëherë qytetarët do të ndërmarrin masa më radikale, por nuk besoj se do të zgjidhet problemi përgjithmonë pasi që edhe fshati Syne që është vetëm 2km larg nga burimi i Istogut e ka problemin e njëjtë sikur ne, por ne po shpresojmë të paktën disa orë në ditë të kemi ujë”, ka theksuar ai.

Ndërsa i pyetur se a kanë marrë ndonjë përgjigje nga Kryetari i Komunës, ai ka thënë se përgjigja ishte “zgjidhja e këtij problemi është çështje ditësh”.

“Kryetari premtoj që është çështje ditësh se kur do të bëhet furnizimi me ujë nga burimi i Istogut, mirëpo një premtim të tillë e kishte dhënë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ai premtim nuk është realizuar. Ne sot i kemi kërkuar Kryetarit që të paktën të furnizohemi me ujë vetëm 2 orë në ditë, por nuk kemi marrë ndonjë premtim nga ana e tij”, ka shtuar Ramaj.

Ndërkaq, nënkryetari i kësaj komune Ali Nimanaj, për portalin Dukagjini ka thënë që kanë biseduar me qytetarët dhe se janë në përfundim të procesit të ujësjellësit, duke shtuar që ai personalisht është banorë i kësaj pjese.

“Së bashku me kryetarin i kemi pritur qytetarët dhe i kemi dëgjuar kërkesat e tyre, nevojën e tyre dhe me shumë të drejt kërkesën e tyre, ne e bashkëndjejm, unë personalisht vij nga ajo pjesë e Mbivadës dhe e di saktë për problemet që ata ballafaqohen si dhe problemin e ujit të pijes”.

“Së bashku me kryetarin kemi treguar që jemi në përfundim të procesit të sistemit të ujsjellësit që ka qenë përmes kredisë në vitet e kaluara dhe tani është në përfundim e sipër”, ka shtuar Nimanaj.

Ndër të tjera ai ka thënë që sa i përket caktimit të një orari të ujit, është kompetencë e kompanisë rajonale “Hidrodrini”, duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë dhe po bëjnë përpjekje që sa më shpejt të zgjidhet problemi.

“Për kërkesën e  qytetarëve për caktimin e orarit të ujit të pijes ne ju kemi treguar qytetarëve që ajo pjesë është kompetencë e kompanisë rajonale Hidrodrini”.

“Ne kemi kontakte të vazhdueshëm me “Hidrodrinin”, të njëjtë kohe edhe duke i shfrytëzuar të gjitha përpjekjet tona dhe duke bërë presion në kontakt të përditshëm  në mënyrë që me zgjidh problemin e ujit të pijes”, ka theksuar nënkryetari.

Ndërsa i pyetur se cili është shkaku pse ky projekt është mbetur i papërfunduar, ai ka thënë që janë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në zvarritjen e këtij projekti.

“Një prej problematikave ka qenë çështja e pandemisë, gjithashtu ka qenë problem edhe furnizimi me gypa për shkak të rrethanave tjera që kanë ndikuar në pandemi dhe vonesat në përfundim të rrjetit apo këtij projekti që ka qenë për ujë të pijes për fshatrat e Mbivadës”, ka thënë Nimanja.

Ndryshe, këto 12 fshatra të Komunës së Istogut, mungesë të ujit të pijes kanë nga muaji maj dhe me këtë problem ballafaqohen deri në stinën e dimrit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika