Emërohet drejtoresha e re e kulturës në komunën e Prishtinës

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili, ka emëruar të hënën, Arta Balajn, drejtoreshë të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Uran Ismaili, në një postim në Facebook ka prezantuar drejtoreshën e Kulturës, duke thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në punën e saj në sektorin publik, po ashtu, edhe në atë privat në Kosovë, e bëjnë Artën të kualifikuar për këtë pozitë.

“Arta Balaj i bashkohet ekipit të Prishtinës si Drejtoreshë e Kulturës. Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar përreth dy dekadash në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjellë tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Me marrëveshjen për qeverisje komunale në Prishtinë, PDK-së i takojnë disa drejtori për t’i udhëhequr, përfshirë atë të Kulturës. Në rastin e Balajt, PDK-ja e propozoi, ndërkohë, kryetari i Komunës, Përparim Rama, duhet ta miratojë.

Kush është Arta Balaj?

Arta Balaj ka lindur në Prishtinë në vitin 1979, flet katër gjuhë dhe jeton në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në kryeqytet, ndërsa studimet bachelor dhe magjistraturën i kreu në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Varshavës, në Poloni. Në po të njëjtin universitet, ajo ka kryer edhe specializimin në Marketing Politik dhe Marrëdhënie me Publikun.

Puna e saj mbi 20 vjeçare gërsheton sektorin privat si dhe përvojën në administrim, menaxhim dhe llogaridhënie, e cila kërkohet në sektorin publik.

Karriera e saj profesionale filloi gjatë luftës në vitet 1998-1999, kur dhe punoi si korrespondente e Radiotelevizionit Shtetëror Informativ të Polonisë. Pas një viti rikthehet në Kosovë si analiste politike ndërkombëtare në UNMIK, për të vazhduar karrierën në sektorin privat dhe atë bankar.

Nga viti 2010, përmes projektit të UNDP-së dhe KFOS-it, ajo është angazhuar si Këshilltare për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketingun në Kabinetin e Ministrit të Bujqësisë. Që nga viti 2015, ajo është emëruar Shefe e Kabinetit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika