Erdogan akuzon BE-në se po distancohet nga Turqia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia. Përpjekjet e Ankarasë për anëtarësim në bllokun evropian kanë ngecur pas kritikave për përpjekjet e Turqisë për të adresuar shqetësimet për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Erdogan kishte marrë një premtim nga Brukseli se bisedimet për anëtarësim – që fillimisht kishin nisur më 2005 – do të ringjalleshin, në këmbim të heqjes së bllokadës së Ankarasë për pranimin e Suedisë në NATO.

Më herët gjatë këtij muaji, komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, vizitoi Turqinë. Gjatë kësaj vizite, ai tha se përderisa anëtarësimi ka “një potencial të madh”, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut para se të rinisin bisedimet.

“BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne”, ka thënë Erdogan për gazetarët në Stamboll, teksa u nis për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të bëjmë vlerësimin e situatës dhe ne po ashtu mund të marrim një drejtim tjetër”, ks thënë ai.

Erdogan pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në maj, vendosi si prioritet përmirësimin e raporteve me aleatët perëndimorë. Raportet mes Perëndimit dhe Turqisë u përkeqësuan pasi Qeveria turke nisi një shtypje pas një puçi të dështuar ushtarak më 2016, duke nxitur akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Varhelyi ka thënë se “ka kritere shumë të qarta që janë vendosur nga Këshilli Evropian, të cilat do të duhet të adresohen”.

“Këto kritere janë të lidhura me demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Turqia kishte aplikuar për anëtarësim në BE më 1999, por bisedimet për anëtarësim nisën më 2005. Por, këto bisedime janë ngrirë që nga viti 2018 dhe Parlamenti Evropian ka thënë se ngrirja e bisedimeve ka ndodhur për shkak të “ngecjeve në demokraci”. /REL

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika