Eurodeputeti Mandl: Kosova është shtet – Serbia gaboi duke mos iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë

Lukas Mandl ka thënë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është një qëllim që mund të arrihet nëse të dyja vendet punojnë drejt atij synimi. Njëherësh, ai ka thënë se sjellja e Serbisë krahas vendeve, të cilat tashmë i kanë vënë sanksione Rusisë, ka bërë që Serbia të tërheqë vëmendje

Lukas Mandl

Eurodeputeti Lukas Mandl e ka cilësuar zgjedhjen e Serbisë për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë si “të gabuara”. Ai nuk ka vënë në dyshim faktin se Kosova është një shtet i pavarur dhe si i tillë duhet të njihet.

Mandl është deklaruar kundër raportit të anëtarit të Parlamentit Evropian, Vladimír Bilčík, i cili kishte kërkuar që marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut në Bruksel, të bazohet në “njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës”.

“Meqenëse liderët serbë bënë gabimin që nuk iu bashkuan mbrojtjes ‘pa gjak’ kundër një sulmi të përgjakshëm lufte, pra, sanksioneve kundër Rusisë dhe në këtë drejtim zgjodhën anën e gabuar për një çështje shumë më të gjerë, e gjithë bota ndjeu se ka pasur një problem në vendin tuaj, i cili ka vazhduar për shumë më gjatë”, ka thënë Mandl, gjersa ka theksuar se kjo është pikërisht arsyeja për të cilën shteti i Serbisë po tërheq vëmendje në sjelljen e tij, e njëherësh, edhe ndaj Kosovës.

Siç transmeton mediumi serb, “Danas”, Mandl është pyetur se si e vlerëson progresin e ndonjë marrëveshjeje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës e ndoshta, edhe njohjen reciproke siç kërkohet në rezulotën e PE-së, ai e ka korigjuar pyetjen.

“Do ta quaja dialog mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se qytetet nuk bisedojnë me njëra-tjetrën, por shtetet”, duke theksuar se, në qoftë se dy vendet kontribuojnë drejt këtij qëllimi, njohja reciproke do të realizohet.

Së fundi, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Serbinë përmbajtja e së cilës, ka të bëjë me marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

“Kosova është shtet. Republika e Kosovës është vendi më i ri në Evropë që i shërben popullit të saj dhe kërkon rrugën e saj në bashkësinë ndërkombëtare me një qëndrim mbresëlënës, ndërkohë që shumë shpesh është trajtuar në mënyrë të padrejtë”, ka thënë deputeti Mandl.

Ndër të tjera, Mandl ka thënë se njohja nga ana e Serbisë “do të ishte e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse vijnë nga kjo apo ajo kombësi”

Sipas tij, kjo do të hapte një rrugë të ndritshme për Serbinë dhe qytetarët e saj.

Mandl është deputet i Partisë Popullore Evropiane (EPP), dhe njëherësh, është anëtar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Kosovën.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika