Fajon viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Konjufcën

Kryediplomatja sllovene, të hënën e 16 janarit, pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, të hënën e 16 janarit, do ta nisë vizitën e saj zyrtare në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka pritur homologen e saj sllovene, të dielën e 15 janarit.

Fajon, fillimisht, do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, ka njoftuar zyra e Presidentes.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim.

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, javë më parë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Fajon, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo çështje e liberalizimit të vizave ishte rrugë e gjatë, por e merituar.

“Ishte një rrugë e gjatë, por ne ia dolëm! Liberalizimi i vizave ishte qëllimi i shumëpritur. Jam i kënaqur që qytetarët së shpejti do të gëzojnë përfitimet e saj. E merituar. Do të përfitojnë njerëzit për kontaktet e njerëzve”, kishte shkruar Fajon.

Gërvalla e ka pritur ngrohtësisht homologen e saj sllovene Tanja Fajon

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika