Familjarët e të pagjeturve kërkojnë qasje serioze nga qeveria për çështjen

Me kritika ndaj institucioneve të Kosovës, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për fatin e mbi 1 mijë e 600 të pagjeturve gjatë luftës, përfaqësuesit e familjarëve të tyre, kanë mbajtur takim gjatë ditës. Kërkesat e shqetësimet e tyre i dëgjuan vetëm zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, pasi që ftesës nuk iu përgjigjën edhe akterët e tjerë përgjegjës

“Deri kur do me shku qeky proces që nga mungojnë njerëzit që është me të vërtet shumë një luftë psikologjike për neve”, ka thënë Vera Hoti – Familjare.

As në këtë takim, askush nga të pranishmit, nuk mundi t’i kthejë përgjigje Vera Hotit, e cila ende kërkon trupat familjarëve të zhdukur gjatë luftës.

Ajo e familjarët e tjerë, asnjëherë nuk e humbën shpresën se një ditë do mund t’i varrosin trupat e familjarëve në vendlindjen e tyre.

“Qysh në fillim nuk është punuar realisht me çështjen e të zhdukurve, më dhemb me tepër se ne si familjar kemi bë shumë dëshmi e kemi rrëfyer shumë”, ka deklaruar Vera Hoti – Familjare.

“Neve që jemi të gjallë dhe po dojm me ditë një varr me pasë menu qetesu shpirt… se unë i shoh familjet ato të gjitha dhimbjen e bajn me vete kudo që shkojnë por jnë më të qeta, ne nuk jemi të qeta”, ka theksuar Nysrete Kumnova – Familjare.

Pikërisht për të diskutuar për fatin e të pagjeturve dhe të gërmimeve në lokacionet e dyshuara, u mblodhën këtë të shtunë përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve në komunën e Suharekës.

Nga Këshilli Koordinues, në këtë takim ishin të ftuar edhe zyrtarë të Komisionit qeveritar, ai parlamentar për të zhdukurit, e njësiti i policisë për krime lufte, por askush nga këto institucione nuk ishte në takim.

“Ka ardhur koha kur duhet të kemi një qasje serioze ngase edhe çështja është shumë serioze por fatkeqësisht është edhe shumë e ndërliku”, ka deklaruar Haki Kosumi – Anëtarë i Këshillit.

“Ajo çka na ka dhimt vazhdimisht që qeveritë e mëhershme e deri sot asnjëherë çështjen e të zhdukurve e të vrarëve nuk e kanë pas primar”, ka rrëfyer Selami Hoti –  Përfaqësues i familjarëve të të zhdukurve.

Që kjo çështje do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, kërkon edhe kryetari i Këshillit Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, Ahmet Graiqevci, i cili shpreson se në marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi do përfshihen edhe kjo temë.

“Unë besoj që Komisioni qeveritar do ta adreson këtë çështje e ka obligim njerëzor, moral dhe kombëtar dhe duhet ta adresojë sot por besoj që nga ai takim do nxirret një ankesë për çështjen personave të zhdukur se si do ti qasemi”, ka shtuar Ahmet Graiqevci – Kryetar i Këshillit Koordinues.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët thanë se janë duke punuar në identifikim e eshtrave që ndodhen në këtë Institut.

Nga mbi 13 mijë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe pas më shumë se 2 dekadash, ende nuk dihet fati i mbi 1 mijë e 600 personave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika