Forcat ruse bombardojnë vijën e frontit lindor, Ukraina thotë se ata i kanë zvogëluar ambiciet

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse kanë granatuar gjithë vijën e frontit të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore, ndërsa kanë theksuar se Kremlini kishte pakësuar ambiciet e tij për të siguruar vetëm pjesën më të madhe të tokave ukrainase. Në anën tjetër, ShBA-ja po planifikon sanksione të reja kundër Rusisë, pasi Rusia po instalon disa raketahedhëse në centralin në Ukrainë

Ukraina. Foto: AP





Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse kanë granatuar gjithë vijën e frontit të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore, ndërsa kanë theksuar se Kremlini kishte pakësuar ambiciet e tij për të siguruar vetëm pjesën më të madhe të tokave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse kanë garantuar të gjithë vijën e frontit të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ata thanë se kjo tregonte se Kremlini kishte pakësuar ambiciet e tij për të siguruar vetëm pjesën më të madhe të tokave të Ukrainës ,të cilat i ka pretenduar si ruse.

Luftimet më të ashpra ndodhën pranë qyteteve Bakhmut dhe Avdiivka, tha në TV guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, shkruan Sky news.

Ai shtoi se artileria goditi qytetin e Toretsk, në jugperëndim të Bakhmut, duke vrarë një civil dhe duke dëmtuar 12 ndërtesa.

Njashtu, ai tha se “e gjithë linja e frontit po bombardohet” dhe trupat ruse po përpiqeshin gjithashtu të përparonin pranë Lyman, i cili u rimor nga forcat ukrainase në nëntor.

Forcat ukrainase iu kundërpërgjigjën me breshëri nga raketahedhës në Bakhmut dhe pjesë të tjera të rajonit Donetsk, fqinj me provincën Luhansk, raportoi Reuters.

Komanda ushtarake e Ukrainës ka thënë se artileria ruse sulmoi infrastrukturën civile në qytetet Kupiansk dhe Zolochiv, në rajonin verilindor të Kharkiv dhe Ochakiv në rajonin e Mykolaiv.

Ndërsa, kundërajrorët ukrainas rrëzuan disa nga raketat që synonin rajonin e Kharkiv, tha guvernatori, Oleh Synyehubov, në Telegram.

ShBA-ja po planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

ShBA thuhet se po planifikon të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë, për të ndëshkuar Moskën për përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë, raporton Sky news.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, thuhet se sanksionet do të vendosen sipas Aktit Global Magnitsky, një ligj i vitit 2016, i cili autorizon qeverinë amerikane të sanksionojë zyrtarët e huaj të qeverisë, të  cilët konsiderohen si shkelës të të drejtave të njeriut, të ngrijë asetet e tyre dhe t’i ndalojë ata të hyjnë në SHBA.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA-të kishin parë ofrimin e vazhdueshëm të dronëve iranianë për Rusinë.

Forcat ruse stacionojnë raketahedhëse në termocentralin bërthamor, thotë Kievi

Forcat ruse instaluan disa raketahedhëse në centralin bërthamor të mbyllur në Ukrainë, Zaporizhzhia, kanë pohuar zyrtarët ukrainas, duke rritur frikën se termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, mund të përdoret si bazë për të qëlluar në territorin ukrainas.

Kompania bërthamore e Ukrainës Energoatom ka thënë se trupat ruse që pushtuan centralin kanë vendosur disa raketahedhëse të shumëfishta Grad, pranë një prej gjashtë reaktorëve të saj bërthamorë.

Ai ka theksuar se sistemet sulmuese janë të vendosura në “strukturat e reja mbrojtëse” që rusët ndërtuan fshehurazi, “duke shkelur të gjitha kushtet për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese”.

Raketat e ndërtuara nga sovjetikët janë të afta të gjuajnë rreze deri në 40 km (25 milje), kurse Energoatom tha se mund t’i lejojnë forcat ruse të godasin bregun e kundërt të lumit Dnipro, ku secila palë fajëson tjetrën për granatimet pothuajse të përditshme në qytetet e Nikopol dhe Marhanets.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka vendosur inspektorë në termocentral dhe është përpjekur të bindë të dyja palët që të bien dakord për një zonë të çmilitarizuar rreth tij.

 





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika