Foshnja lind në banesë dhe vdes në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë: Ishte në gjendje të rëndë

Klinika e Neonatologjisë ka bërë të ditur se foshnja që lindi në banesë dhe vdiq në QKUK, është pranuar në gjendje të rëndë, nën përcjellje të nënës dhe dajës së foshnjës. Po ashtu, nga ana e tyre thuhet se foshnja është pranuar në këtë klinikë rreth orës 22:10 të 15 tetorit, që sipas Policisë bie rreth gjysmë ore pas lindjes

Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnjeje në Prishtinë, të cilën, sipas njoftimit, nëna e ka lindur në banesën e saj dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të Policisë, foshnja është pranuar në Klinikën Gjinekologjike më 16 tetor rreth orës 06:15, ndërsa ka lindur rreth nëntë orë më herët.

Për këtë është kontaktuar Klinika e Neonatologjisë, nga e cila thuhet se foshnja e gjinisë mashkullore është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë në të njëjtën datë, më datë 15 tetor 2023 në orën 22:10, me praninë e nënës dhe dajës së foshnjës.

Siç ka deklaruar drejtoresha e kësaj klinike, Hajrie Ismaili, foshnja ka qenë në gjendje të rëndë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës dhe kordoni umbilikalis nuk ishte punuar profesionalisht.

“Ju informojmë se foshnja e gjinisë mashkull është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë  po të njëjtën date 15.10.2023 në ora 22:10min, në përcjellje të nënës dhe dajës. Në pranim foshnja ka qenë në gjendje të rëndë e zbehtë, pa frymëmarrje spontane, pa tone të zemrës me kordon umbilikal të papërpunuar profesionalisht! Foshnja reanimohet, intubohet, ventilohet dhe bëhet masazhe kardiake dhe vendoset në ventilim mekanik”, ka deklaruar ajo për RTV Dukagjinin.

Sipas saj, gjendja e foshnjës ka qenë shumë kritike dhe analizat laboratorike kanë treguar një gjendje të rëndë.

“Gjendja klinike e foshnjës ka qenë shumë e rëndë, po ashtu edhe analizat laboratorike kanë indikuar gjendje të rëndë (acidoze respiratore, metabolike, anemi dhe në ekzaminime plotësuese: echo e trurit- edeme trunore) Është bërë trajtimi sipas të gjeturave klinike dhe laboratorike. Përkundër të gjitha masave reanimuese, foshnja exiton me datën 16.10.2023 në ora 06:15min”, ka thënë tutje Ismaili..

Ndërkaq, ajo po ashtu ka thënë se foshnja është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në përcjellje të policisë, punëtores sociale, personelit neonatal dhe familjarëve.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika