Franca mohon se po planifikon të ndërhyjë ushtarakisht në Niger

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, ka refuzuar kategorikisht akuzat e jutës së re në Niger se Parisi po planifikon të kryejë ndërhyrje ushtarake në këtë shtet. Puçistët në Niamej, më herët gjatë 31 korrikut, akuzuan Francën se kishte plane për ndërhyrje ushtarake

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna. Fotografi nga arkivi.

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, mohoi akuzat e jutës së re në Niger se Parisi po planifikon të kryejë ndërhyrje ushtarake në këtë shtet.

Puçistët në Niamej më herët gjatë 31 korrikut akuzuan Francën se po planifikonte ndërhyrje ushtarake.

“Në kërkim të mënyrave dhe rrugëve për ndërhyrje ushtarake në Niger, Franca në bashkëpunim me disa shtetas të Nigerit kanë mbajtur takim me shtabin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimet politike dhe ushtarake të nevojshme”, thanë ata gjatë në adresimi në televizonin kombëtar.

“Është e gabuar”, tha ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, duke iu përgjigjur këtyre akuzave. Ajo shtoi se ende ka “mundësi” që presidenti Mohamed Bazoum, që u rrëzua nga pushteti nga ushtria, të rikthehet në udhëheqjen e Nigerit.

“Kjo është e nevojshme sepse destabilizimi është i rrezikshëm për Nigerin dhe fqinjët e tij”, tha Colonna.

Bazoum, aleat i Perëndimit, u zgjodh në postin e presidentit të Nigerit dy vjet më parë. Ai u rrëzua nga pushteti më 26 korrik nga Garda elite Presidenciale.

Shefi i kësaj garde, gjenerali Abdourahamane Tiani, e shpalli veten lider të shtetit Sahel, por ky pretendim i tij nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe është dënuar. Ndërkombëtarët i kanë dhënë atij afat prej një jave që të dorëzojë pushtetin.

Të dielën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua për veprim “të menjëhershëm dhe të pakompromis” nëse qytetarët apo interesat franceze do të sulmohen, pasi mijëra persona protestuan para Ambasadës franceze në Niamej.

Disa protestues tentuan të hynin në ndërtesën e Ambasadës.

Ministrja Colonna po ashtu tha se protesta ishte “e organizuar dhe jo spontane, ishte e dhunshme, shumë e rrezikshme, dhe u përdorën koktej molotovi. Aty u valëvitën flamuj rusë dhe u dëgjuan slogane kundër Francës”.

Presidenca franceze po ashtu ka njoftuar se Macron ka biseduar me Bazoumin disa herë, si dhe ka zhvilluar biseda edhe me liderët rajonalë. /REL

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika