FSK gjen mbi 1,500 municione të pashpërthyera në Ferizaj, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore

FSK-ja, ka njoftuar se në "Parkun e Lirisë", në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur 1597 mjete shpërthyese të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Në njoftimin e FSK-së, thuhet se kompania e deminimit do ta vazhdojë operacionin deri në pastrimin e plotë të të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione shpërthyese

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të premten ka njoftuar se Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare, në kuadër të operacionit për pastrimin e fushëbetejave në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj,  ka gjetur 1597 municione eksplozive.

Sipas FSK-së, këto mjete shpërthyese janë kryesisht të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

“Numri i municioneve të gjetura është 1597 që përfshin predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe, të cilat, tani janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Mjetet shpërthyese të gjetura nga FSK-ja

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se kompania e deminimit do të vazhdojë operacionin deri në pastrimin e plotë të të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione shpërthyese.

 

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika