Fushata dezinformuese nga Serbia me pasoja të shumëfishta

Për të treten ditë me radhë, mediat e kontrolluara nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Beograd, janë duke botuar artikuj dezinformues lidhur me situatën në veri të Kosovës. Verifikuesit e këtyre përmbajtjeve e vlerësojnë të rrezikshëm ndikimin që mund të ketë në terren intensifikimi i fushatave dezinformuese nga Serbia. Ata këshillojnë institucionet e Kosovës të jenë më të shpejta në mohimin e pretendimeve të tilla

Ilustrim

“Shqiptarët po i kërcënojnë serbët në Kosovë. I pret ferri”, ky është titulli kryesor në ballinën e gazetës serbe “Informer” të martën.

Artikuj të tillë dezinformues ka me bollëk në mediat e Beogradit gjatë tri ditëve të fundit, kur tensionet në veri të Kosovës po shkojnë duke u rritur.

Dhjetëra artikuj të tillë i ka identifikuar si dezinformues, platforma Hibrid në Kosovë e cila merret me kontrollimin e fakteve dhe luftën kundër dezinformimit.

Festim Rizanaj nga kjo platformë ka thënë se mediat që kontrollohen nga pushteti në Serbi, kanë për qëllim tensionimin e mëtejmë të situatës përmes manipulimeve me realitetin.

“Ditëve të fundit e kanë krijuar një narracion, dhe vazhdimisht vazhdojnë me kriju narracionin që po përgatitet një sulm ndaj serbëve atje. Do të thotë duke paraqitur anën e Kosovës si dhunuese apo kërcënuese dhe anën tjetër të barrikadave si pjesë e dëmtuar, viktimë dhe të tjera”, ka thënë Rizanaj.

Identifikimi i rasteve të dezinformimit që vijnë nga jashtë është synimi kryesor i një projekti ndërkombëtar të cilin e implementon organizata “Demokraci për Zhvillim”.
Hulumtuesi i kësaj organizate, Allen Meta, tërheq vërejtjen se pasojat e këtyre fushatave mund të jenë të mëdha.

“Një krizë politike e cila mund të ngjajë pastaj edhe në ngritje të tensioneve, mund të shkaktojë edhe një konflikt, qoftë i vogël apo i madh. Poashtu, një prej çështjeve kryesore e cila mund të jetë shumë e dëmshme për Republikën e Kosovës është edhe dezinformimi i cili mund të shkojë edhe te akterët ndërkombëtar, siç ishte edhe rasti i fundit i një deklarate të Presidentit Vuçiq, i cili e rriti gatishmërinë e ushtrisë së tij duke thënë se janë duke u sulmuar qytetarët serbë”, ka thënë Meta.

Përballë intensifikimit të fushatës dezinformuese të Beogradit, Rizanaj nga Hibrid rekomandon institucionet e Kosovës që të jenë më efikase në demantimin e këtyre përmbajtjeve.

“Institucionet kryesore, secila e ka zyrën e vet për informim. Zyra për Informim duhet ta kryej detyrën e vet në mënyrë objektive, njohësisht duhet të jetë në hap me kohën, zhvillimet që po ndodhin. Do të thotë sa më shpejtë me dhanë informacionin tu u bazu në saktësinë e tyre, në objektivitetin e informacioneve që posedojnë, në mënyrë që mos me lanë hapësirë që këto dezinformata që vijnë nga Serbia, me kriju huti te njerëzit se çka po ndodhë në veri konkretisht”, ka theksuar Rizanaj.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga organizata “Demokraci Plus”, qytetarët e Kosovës janë të cenuar nga dezinformomi dhe ndikimi i jashtëm negativ në shkallë 41 për qind.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika