Gashi: Dejona Mihali është koordinatore e VV-së, por po del edhe si ministre e ekonomisë


Sot janë publikuar disa biseda në “Nacionale” mes Dejona Mihalit, koordinatore e VV-së dhe ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ku komentohen disa artikuj të mediave dhe aranzhim të takimeve me “kamuflazhë”.

E këto biseda të publikuara, analisti Astrit Gashi deklaroi se Dejona Mihali nuk po “del që është vetëm koordinatore e VV-së por edhe si ministre e ekonomisë”.

Gashi theksoi se Mihali nuk ka asnjë të drejtë ligjore të kërkojë raportime nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, sikurse KEK-u, apo edhe nga drejtorët. Ai shtoi se edhe drejtori i KEK-ut nuk ka asnjë kompetencë për të raportuar ndaj askujt por as askush nuk ka drejtë me i kërku raportim për ngjarjet që zhvillohen brenda ndërmarrjeve.

“Vepër të Ndërhyrjes të Jashtëzakonshme të një zyrtari politik në menaxhimin e një ndërmarrje publike. Mihali nuk e di a është drejtoreshë e  Bordit të KEKut apo çka është. Kjo është vetëm kordinatore e VV-së. Nga këto biseda, e komunikim Mihali del sikur me qenë kordinatore e qeverisë apo ministre e ministrisë së ekonomisë. Krasniqi duhet të jap llogari. Komunikimi i Dejona Mihalit me Nagip Krasniqit,  është e barazvlefshme me rrahjen  si me qenë në ring. Ajo e ka marrë në pyetje për shkrim gazete që i ka interesu, i ka shkru. Për çfarë baze i ka shkruar e i ka interesuar.  As drejtoi i KEKut nuk ka kompetenca për të raportuar, por as Mihali nuk ka drejtë me i kërku raportim”, vijoi Gashi.

Gashi theksoi se drejtori i KEK-ut nuk është drejtor i Lëvizjes Vetëvendosjes [VV] por i ndërmarrjes energjetike të vendit tonë.

E arsyeje e komunikimit mes Mihalit dhe Krasniqi, në platformën “Signal”, Gashi theksoi se e kanë menduar si rrjet social i besueshëm i bisedave.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika