Gërvalla: Nuk e zbatojmë draftin e BE-së për Asociacionin

"Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat, ose po e trajtojmë Asociacionin në Bruksel, ose po e trajtojmë në Kosovë"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeveria nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit, nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit.

Ose në Bruksel, ose në Prishtinë, ka thënë Gërvalla se duhet të trajtohet Asociacioni.

“Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat, ose po e trajtojmë Asociacionin në Bruksel, ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Gërvalla ka shtuar se në vjeshtën e kaluar, Qeveria dërgoi komentet e saj mbi këtë variant të BE-së, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

“Ai dokument në formën, që është dhe në suazat që është dorëzuar, nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese”.

Hap konkret me Asociaiconin me lidhje me Këshillin e Evropës nga Franca, Gjermania e Itali – mosdërgimi i draftit të BE-së në Gjykatën Kushtetuese, dështoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, që ishte si hap konkret – e që për Gërvallën kërkesat e tyre janë të padrejta e të paarsyeshme.

“Të gjitha kërkesat e tjera janë politike, të cilat ne mendojmë se janë të padrejta dhe të paarsyeshme, sepse nëse Asambleja konstaton se janë përmbushur të gjitha kushtet, atëherë do të duhej të kishte njëfarë detyrimi edhe ndaj Këshillit Ministror për ta çuar më tej procedurën”, ka shtuar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika