Gjatë ditës pritet të zgjidhet rektori i UP-së

Të hënën e 21 nëntorit do të intervistohen kandidatët për rektor të UP-së, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e senatit të UP-së. Pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"





Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas konkursit të datës 24/10/2022.

Intervistimi i kandidatëve do të bëhet të hënën e 21 nëntorit, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e senatit të UP-së dhe pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit.

Në njoftimin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës thuhet “Në frymën e zotimit për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, këshilli drejtues fton mediat e interesuara për monitorimin e këtij procesi që të dërgojnë të përzgjedhurit si monitorues, deri në ditën e hënë, datë 21/11/2022, në orën 9:00”.

Tutje në njoftimin e UP-së thuhet se monitoruesit e përzgjedhur për nevoja evidentimi të dërgojnë emrin dhe mbiemrin e tij/saj, e-mail adresën dhe numrin kontaktues.

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

EKSKLUZIVE: Zhvillimet në UP, për këto çështje po i kërkohet llogari rektorit Sahiti





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika