Gjatë kontrollit në Jarinjë, Policia dhe Dogana gjejnë dy raste me mallra të fshehura

Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura

Foto e postuar nga Dogana e Kosovës

Dogana dhe Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura.

Në maunën e cila tranportonte mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra nè kabinën e vozitësit “Caffeine Anhydrous”, në formë pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjinë nga Kina.

Rasti në fjalë është duke u trajtuar nga sektorèt relevantè mbi destinimin dhe pèrdorimin final të preparatiti kimik.

Në maunën e dytë që transportoheshin mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në hapësirën e maunës, e cila është e destinuar për vendosje të paletave

Mallrat e fshehura ishin atlete për të rritur “Adidas Yezzy” – 25 palë dhe “New Balance 550” – 50 palë.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u trajtuar nga sektori relevant i Doganës dhe se marinat tashmë janë d֝ërguar në tërminalin doganor në Mitovicë, nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor për kontroll të detajuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika