Gjellë me perime

Ka kaq shumë ushqime, që duhet t’i hani për të qenë të shëndetshëm, e ndër to, janë edhe ushqimet e pasura me perime, që përmbajnë vitamina dhe bëjnë mirë për organizmin tonë.

Për të përmirësuar shëndetin tuaj, duhet të hani herë pas here gjellëra të ndryshme.

Se si të përgatitni një gjellë me perime, jua rekomandojmë recetën në vijim.

Përbërësit:

  • 1 kg mish
  • qepë të vogla
  • 6 copa hudhër
  • 1 spec i gjelbërt
  • 1 spec i kuq
  • 3 domate
  • 2 lugë vaj vegjetal
  • Kripë
  • Biber i zi

Hapat:

Në një tenxhere e vini mishin dhe rreth 10-15 minuta e fërgoni me pak vaj vegjetal.

Qepën e qëroni, domatet i preni në copa të vogla dhe së bashku me hudhrën, specat, erëzat e 1 gotë ujë të vakët i shtoni në tenxhere.

Gjellën e zieni rreth 25 minuta në temeperaturë të ulët dhe pas zierjes së nevojshme e ndani nëpër pjata.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika