Gjendet në Shkup trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, arrestohen tre të dyshuar

Policia dhe prokuroria maqedonase kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup. Dyshohet se pesë persona, përfshirë babain e vajzës, kanë lidhje me këtë ngjarje. Një trup tjetër i pajetë është gjetur në Veles, dhe autoritetet thonë se dy rastet kanë lidhshmëri, apo janë kryer nga të njëjtit autorë

Vajza e gjetur e vrarë, Vanja Gjorçevska.

Policia dhe Prokuroria maqedonase kanë njoftuar të dielën në mbrëmje se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.

Për këtë ngjarje që ka trondituar opinionin në Maqedoninë e Veriut, dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar në Gjykatën Penale, e cila, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dalin me informacione të detajuara sot.

Nga Prokuroria e Shkupit kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast, në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, pa dhënë detaje mbi përfshirjen e mundshme të tij në këtë ngjarje.

Organet e ndjekjes kanë njoftuar për gjetjen edhe të një trupi tjetër të pajetë në qytetin e Velesit, i cili besohet të jetë ekzekutuar ditën e njëjtë me 14-vjeçaren.

Policia dhe Prokuroria thonë se të dyja rastet kanë lidhshmëri apo janë kryer nga autorët e njëjtë.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, më 3 dhjetor trupi i pajetë i të miturës V.G., e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh. (74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, një është jashtë shtetit dhe një tjetër po merret në pyetje“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas organeve policore dhe Prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material”, shkruan REL.

Paraprakisht, në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet i djegur, i tipit Citroen, dhe pas ekspertizës janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika