Gjimnastja Simone Biles merr çmimin më të lartë civil amerikan

Të enjten, Biden ka dhuruar Medaljen Presidenciale të Lirisë për 17 persona, duke përfshirë gjimnasten Simone Biles dhe ish-senatorin John McCain. Të nderuarit me këtë çmim konsiderohen se kanë dhënë "kontribut meritor" në SHBA, në fusha duke përfshirë sigurinë kombëtare, paqen botërore të përpjekjeve kulturore

Gjimnastja olimpike, Simone Biles dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden
Gjimnastja olimpike, Simone Biles dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Gjimnastja olimpike, Simone Biles është bërë personi më i ri që ka marrë ndonjëherë Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, u ka dhënë medalje kampiones së Kupës së Botës në futboll, Megan Rapinoe dhe Sandra Linsday, një infermiereje të kujdesit intensiv, e cila ishte personi i parë në SHBA që mori një vaksinë Covid-19.

Pas dhënies së Medaljes Presidenciale të Lirisë për 17 persona, duke përfshirë gjimnasten Simone Biles dhe ish-senatorin John McCain, i cili u nderua pas vdekjes, Presidenti Biden tha: “Kjo është Amerika”.

Të tjerët që morën medalje ishin ish-Përfaqësuesja Gabrielle Giffords, një demokrate nga Arizona, e cila u plagos gjatë të shtënave masive, Steve Jobs, bashkëthemeluesi i Apple i cili vdiq në vitin 2011, aktori Denzel Washington, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se humbi ngjarjen për shkak të një testi pozitiv të koronavirusit, Gjeneralja Wilma Vaught, një nga gratë më të dekoruara në historinë e ushtrisë amerikane, Aleksandër Karloutsos, ish-famullitari i përgjithshëm i Kryedioqezës Greke Ortodokse të Amerikë dhe Julieta García, ish-presidente e Universitetit të Teksasit në Brownsville.

Të nderuarit e çmimit konsiderohen se kanë dhënë “kontribut meritor” në SHBA, duke përfshirë sigurinë kombëtare, paqen botërore të përpjekjeve kulturore.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika