Gjykata: Gogaj e vrau nga pakujdesia Tetajn, 7 vjet e gjysmë burgim

Shaban Gogaj është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt dhe për armëmbajtje pa leje. Gjykata Themelore e Pejës nuk u bind nga Prokuroria, e cila kërkoi që Gogaj të dënohet për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë

Dënimi unik prej 7 vjet e gjysmë për  vrasjen e Agonis Tetajt nuk e ka brengosur këtë të premte të akuzuarin Shaban Gogaj. Ai u pa i kënaqur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Pejës.

Trupi gjykues ia rikualifikoi veprën të akuzuarit për vrasjen e rëndë të Agonis Tetaj në vendin e punës, duke e dënuar për vrasje nga pakujdesia me 5 vjet burgim ndërkaq 3 vjet e gjysmë për armëmbajtje pa leje.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj – Rugova, theksoi se deri tek ky vendim erdhën pasi i morën parasysh të gjitha rrethanat.

“Pas këtij veprimi, i njëjti e kthen armën ku e ka marrë duke e kap kokën, duke menduar se ka shkrepur me armën me gaz, për të cilën paraprakisht e ka njoftuar xhaxhai i tij Isuf Cakaj, se arma me gaz gjendet aty. I njëjti këtë veprim nuk e ka dëshiruar, përkatësisht pasoja shkaktohet kundër vullnetit të tij, si rezultat i moskujdesit, apo i indiferencës, apo jo seriozitetit të tij”, ka thënë Husaj-Rugova.

Për të dëgjuar shpalljen e aktgjykimit, në seancë u sollën edhe dy fëmijët e të ndjerit Agonis Tetaj, përderisa në sallë morën pjesë edhe shumë familjarë të tjerë, të cilët të dëshpëruar me vendimin nuk deshën të flasin para kamerës.

Familja ka paralajmëruar se ndaj vendimit do të dorëzoj ankesë në Gjykatën e Apelit, derisa as avokati i tyre, Berat Tmava nuk ka pranuar të deklarohet.

Në seancë, edhe pse i përjashtuar nga procesi, u pa edhe avokati Besnik Berisha.

Ai theksoi se këtu është në cilësinë e avokatit të Gogajt.

Për pak minuta para nisjes së seancës ai edhe u ul në vendin e mbrojtjes, por më pas u kthye përsëri në ulëset e publikut.

Berisha ishte përjashtuar nga procesi për prishje të rregullave të gjykatës, vendim i cili më pas e bllokoi procesin për muaj të tërë.

Javën e kaluar procesi u zhbllokua pasi Sabrije Abazi u caktua si avokate e Gogajt.

“Është çështje krejtësisht teknike. Ata e dijnë se çdo letër që e kanë pranuar në kohën kur kanë pretenduar se më kanë përjashtuar, unë kam qenë avokati”, ka thënë Berisha.

Besnik Berisha, avokat 

Rasti bëri bujë të madhe, kur babai i tashmë të ndjerit Agonis Tetaj, publikoi pamjet e vrasjes së Tetajt.

Pas këtij publikimi, rasti u rihap, pasi ish-prokurori i rastit, Agron Uka, në fjalën përfundimtare e kishte rikualifikuar asokohe veprën, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

Dyshimet u rritën edhe më shumë kur u publikua një fotografi e prokurorit Uka me avokatin Besnik Berisha.

Me aktgjykimin e shpallur nga Themelorja e Prishtinës, Shaban Gogaj do të qëndroj edhe për rreth 3 vite e gjysmë në burg, pasi do t’i llogaritet edhe koha prej katër vitesh e kaluar në paraburgim.

Në rihapjen e rastit, Prokuroria kishte kërkuar që Shaban Gogaj të dënohet për vrasje të rëndë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika