Gjyshinca për deklaratat e deputetit Gashi: Është komplet radikale, koalicioni qeverisës është stabil

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se deklarata e deputetit të LDK-së, Arben Gashi për pretendime të rënies së Qeverisë Kurti 2 në vjeshtën e vonë është radikale, sepse sipas tij, përmes kësaj deklarate, është munduar që të tërheqë vëmendjen e shoqërisë nga vizita e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në ShBA

Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së i ftuar në emisionin "Five"

“Koalicioni qeverisës është stabil, grupi parlamentar është stabil, ligjet që kanë kaluar në javët e fundit, ligji për byronë e deri te ligji për fondet IPA 3 janë dëshmia më e fortë që ne po funksionojmë mirë”, ka thënë Gazmend Gjyshinca, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje(VV) për deklaratat e Shefit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili kishte thënë se Qeveria Kurti 2 pritet të rrëzohet në vjeshtën e vonë.

Gjyshinca në emisionin “Five”, ka ironizuar deklaratën e deputetit Gashi, duke thënë se “Mos e ka pasur fjalën për vjeshtën e vonë të vitit 2025?”

Ndër të tjera, ai ka thënë se deputeti Gashi i takon shkollës së vjetër politike të Isa Mustafës, i cili sipas tij, nuk bën ndonjë veprim politik pa e matur mirë.

Ai ka thënë se kjo deklaratë është radikale, sepse është munduar që të tërheqë vëmendjen e shoqërisë nga vizita e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në ShBA.

Po ashtu, kjo deklaratë sipas tij, ka të bëjë me dinamikat e brendshme të LDK-së, sepse siç thotë ai, pritet që LDK të shkojë në zgjedhje në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërsa, për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së ka thënë se kjo marrëveshje i mundëson Kosovës një tranzicion të lehtë të energjisë dhe konsiderohet gurthemel i këtij tranzicioni.

Gjyshinca: Nuk duhet të minimizohet rëndësia e takimeve të Kurtit në ShBA

Ndërsa, për takimin e Kurtit dhe presidentes Osmani me sekretarin Blinken, ka thënë është takim normal, sepse sipas tij, nuk duhet minimizuar rëndësia e takimeve të mëhershme të kryeministrit Kurti.

“Një takim normal në vazhdën e takimeve të tjera, për ne si subjet politik është takim normal, e kemi pasur Kurtin në ShBA ka pasur takim me këshilltarin për siguri”, ka thënë Gjyshinca.

Ai ka thënë se, ky takim i Kurtit ka qenë një përgjigje ndaj kundërshtarëve, sepse sipas tij, po perceptohet një situatë e paqenë me ShBA-në.

Po ashtu, Gjyshinca ka theksuar se LVV është në koordinim të plotë me ShBA-në për dialogun Kosovë-Serbi.

Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së i ftuar në emisionin “Five”

“Të gjithë ne jemi kalimtarë, e përhershme është Republika e Kosovës, raporti jonë me ShBA është i përhershëm dhe special”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se synohet që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila është paraprirë së pari nga tri marrëveshje, si çështja e targave, e energjisë dhe e të pagjeturve.

“Qëllimi ynë është që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i rregullon të gjitha çështjet, ne e dimë që kemi trashëguar marrëveshje problematike,  kemi dashur që të përfundojmë këto dhe të tregojmë vullnet që jemi pala konstruktive dhe progresive në dialog”, ka vijuar Gjyshinca.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika