Gola: Jasharaj është simptomë e një kulture të stërkequr të dialogut social

Sipas deputetit i Lëvizjes vetëvendosje Ardian Gola ka thënë se shteti po shantazhohet nga Këshilli Grevistë, sipas tij kjo është e gabuar dhe figura e Rrahman Jasharaj na del të jetë vetëm një simptomë indikacion i një kulture të stërkeqe e dialogut social

Ardian Gola, Deputet i LVV-së gjatë seancës plenare të 15 shtatorit 2022





“Rrahman Jasharaj na del të jetë vetëm një simptomë, indikacion i një kulture të stërkequr të dialogut social që është trashëguar ndër vitet”, kështu e ka vlerësuar figurën e kryegrevistit, kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës për grevën në arsimi, duke thënë se ai i mirëkupton mësimdhënësit dhe i kupton se nuk është e lehtë që të kritikohen për kërkesat e tyre.

“E kuptoj mësimdhënësit që nuk është lehtë që të përballosh një tematizimin të stërkequr publik për interesat dhe çështjet e tyre”, ka thënë Gola në Kuvendin e Kosovës.

Më tej ai, ka theksuar se në mbledhje e djeshme të Komisionit për Arsimi ku i kishte pasur përfaqësuesit e Këshillit Grevistë, sipas tij mazhoranca ka treguar një pjekuri të madhe “në raport me diskutimin dhe pozicionimin me argumentet e SBASHK-ut dhe BPSK-së”.

“Përmbushja dhe adresimi i kërkesave sindikale nga Qeveria e Kosovës, sa do që mund të relativizojmë se a është e kënaqshme apo jo. Nuk janë të atij niveli që të arsyetoj formën e grevës që ekziston”, ka shtuar ai.

Ndërkohë ai ka dhënë edhe një propozim se si mund të vazhdohet presioni sindikal por jo nëpërmjet grevës.

“Pa u realizuar kërkesa sindikale për kompensimi prej 100 eurosh do të mund që krejt lehtë të vazhdohet me presionin sindikal, por me grevën e plotë e cila është bllokadë absolute e procesit mësimor”, ka theksuar Gola.

Sipas tij, kjo është paralizimi i organeve vitale të Kosovës siç është shkollimi, tutje ka shtuar Gola, se tani ai më nuk po mund ta dallojë grevën nga shantazhi.

Deputetja nga partia politike, Lidhja e Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi i ka reaguar Kryetarit të Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Golës,  për deklarata ku i kishte thënë se  mazhoranca ishte sjellë mirë me kryetarin e Këshillit Grevistë.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi

Këto deklaratë Dumoshi i ka përgënjeshtruar duke i thënë se si anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvend të Kosovës i ka ardhur turp nga sjellja e  mazhorancës “ ka qenë aq agresive ndaj atyre njerëzve, për keq ardhje sidomos dhe krejt mediat e kanë parë se çfarë ka ndodhur në mes të deputetit [Dimal Basha ] dhe Kryetarit të SBASHK-ut”.

Më tej ajo ka thënë kur e sheh se greva është duke vazhduar dhe qeveria nuk është duke u brengosur, “mendojë se po iu konvenon një krizë e tillë”.

“Po hymë në javën e psetë ku 10 mijë e 40 shkolla janë jashtë funksionit dhe  318 mijë nxënës janë jashtë procesit mësimor”, ka përfunduar ajo.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika