Grabitje në Autostradë, një personi i merren afër 50 mijë euro

Viktimës me nënshtetësi turke ia kanë marrë një çantë dore në të cilën gjendeshin afër 50 mijë euro, një telefon si dhe libreza e veturës

Autostrada "Ibrahim Rugova"

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 27 prillit, një person me nënshtetësisë turke ishte ndaluar nga dy persona të panjohur.

Sipas njoftimit të policisë, viktima teksa ishte duke qarkulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Prizrenit, ishte ndaluar nga dy persona, një nga ta ishte prezantuar si polic.

Në cilësinë e policit viktimës i kanë marrë një çantë dore në të cilën sipas viktimës gjendeshin rreth 40 deri në 50 mijë euro, një telefon “Iphone” dhe libreza e veturës.

Po ashtu, të dyshuarit sipas nënshtetasit turk, mbanin armë në brez.

“Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic. Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi (nen ulëse) i kanë marrë një çantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë euro para, një telefon Iphpn dhe librezën e veturës. Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez, por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi”, thuhet në raportin e policisë.

Pas kryerjes së grabitjes të dyshuarit janë larguar në drejtim të Prizrenit.

Rasti është ende duke u hetuar nga organet e rendit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika