Granatimet ruse vrasin dy persona në jug të Ukrainës

Granatimet e forta ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve. Kreu rajonal, Oleksandr Prokudin, njoftoi se rajoni u shënjestrua 117 herë nga bombardimet ruse

Zjarrfikësit duke shuar një zjarr pas bombardimeve ruse në Herson. Fotografi nga arkivi.

Granatimet e forta ruse lanë të vdekur dy persona në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, më 3 dhjetor.

Kreu rajonal, Oleksandr Prokudin, tha më 4 dhjetor se përveç vdekjeve, tetë persona u plagosën pasi rajoni ishte shënjestruar 117 herë nga bombardimet ruse.

Në kryeqytetin rajonal, Herson, zonat e banuara, objektet mjekësore dhe infrastruktura të tjera u dëmtuan, tha Prokudin.

Udhëheqja ushtarake e Ukrainës në Herson tha më herët në dhjetor se qyteti ishte nën “zjarr të madh” nga forcat ruse nga “bregu i majtë i okupuar përkohësisht” i lumit Dnjepër.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

As Ukraina, as Rusia nuk publikojnë informacione lidhur me viktimat nga radhët e tyre, por sipas vlerësimeve jozyrtare amerikane, që janë raportuar nga New York Times në mes të gushtit, afër 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 100.000 deri në 120.000 të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq, Rusisë është raportuar se i janë vrarë 120.000 ushtarë, dhe 170.000 deri në 180.000 të tjerë janë plagosur, shkruan REL.

Zelensky së fundi ka thënë se humbjet e Ukrainës janë “pesë herë më pak” sesa ato të Rusisë, por ai po ashtu ka lënë të kuptohet se qindra ushtarë ukrainas vriten apo plagosen çdo ditë gjatë periudhave kur ka luftime intensive.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika