Hajdari: Marshi që u zhvillua dje lë të kuptojë se populli e do ushtrinë e UÇK-së dhe ish-krerët e saj

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka thënë se marshi që u zhvillua dje në Prishtinë lë të kuptojë se populli e do ushtrinë e UÇK-së dhe ish-krerët e saj

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka thënë se drejtësia asnjëherë nuk iu është dhënë shqiptarëve, derisa e ka përshkruar se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së për të është emocional.

“Pas përfundimit të lufës, falë gjithë kësaj ushtrie, është e dhimbshme të shohësh dhe asnjëherë nuk e kemi menduar këtë”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë tutje se marshi që u zhvillua dje lë të kuptojë se populli e do ushtrinë e UÇK-së dhe ish-krerët e saj.

“Secili që ka ndjenja dhe ka mend e sheh që është e padrejtë dhe beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve dhe krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Këtu po akuzohet e gjithë lufta e UÇK-së, sepse kur akuzohen krerët dhe quhen ndërmarrje kriminale që asnjëherë nuk kanë ekzistuar, këta njerëz nuk e kanë vendin atje, e kanë në vendin e tyre, në tokën e tyre dhe të angazhohen në punë”, ka shtuar ai në edicionin special të RTV Dukagjini.

Hajdari është shprehur se nuk beson në Gjykatën Speciale, sepse sipas tij, e njëjta është formuar e njëanshme, “është gjyjkatë raciste domethënë i ndjek veç pjesëtarët e UÇK-së”.

“Në këtë gjykatë nuk besoj që do të ketë drejtësi”, ka theksuar ai, duke potencuar se i kontekstojnë dëshmitë, sepse sipas tij, faktet janë marrë nga Serbia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika