Haliti: Radojçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka raportuar se udhëheqësi i grupit terrorist në sulmin e 24 shtatorit, Milan Radojçiq, ka kërcënuar se do t'i vrasë liderët politikë të Kosovës nëse i preken pronat e tij në veri të vendit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili udhëhoqi grupin terrorist në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes një mesazhi të siguruar nga Policia e Kosovës, ka kërcënuar se do t’i vrasë liderët politikë të Kosovës nëse i preken banesa e tij dhe restoranti që zotëron në veri të vendit.

Por, sipas Halitit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt, sepse, sipas tij, ata janë sigurt në Kosovë.

“Milan Radojiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me sms Policisë së Kosovës në të thuhet se: “në qoftë se ju ma prekni restorantin dhe banesën time në veri unë do t’ju vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos roje tek drejtuesit politikë (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun). Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e policisë, sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radojiçiçi le të vjen në qoftë se ka guxim dhe le ta vretë kënd dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.

Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Më pas, grupi i terroristëve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Nga policia janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.

Gjithashtu, nga ky rast është kapur edhe një sasi e madhe armatimi, ndërsa disa sulmues të tjerë nga pamjet me dron janë parë teksa kanë ikur.

Policia e Kosovës kishte kryer kontrolle në pesë lokacionet në tri komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, lidhur me pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë.

Këto urdhërkontrolle janë zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Bastisjet e kryera në veri pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit zbuluan vilën e Radojçiqit, buzë Liqenit të Ujmanit.

Pronat e Radojçiqit ishin cak i bastisjeve pas pamjeve që publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku dëshmohej përfshirja e tij në sulmin e 24 shtatorit.

LEXO EDHE: Shteti ende pa vendim në lidhje me përdorimin e “vilës së Radojçiqit” për nevoja policore

Po ashtu, ministri Sveçla është angazhuar për të përdorur vilën e konfiskuar të Radojçiqit, duke i bërë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë që prona e tij të përdoret nga Policia e Kosovës.

Ndaj kësaj kërkese nuk është marrë ende një vendim, por Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Portalin Dukagjinin ka treguar se Qeveria është duke koordinuar veprimet institucionale, me një qëllim të qartë: përdorimi i pronave të ndërtuara ilegalisht në pronë të shtetit për qëllime të rendit dhe të sigurisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika