Hamza në Meje, PDK kujton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza së bashku me një delegacion nga kjo parti kanë vizituar varrezat në Mejë të Gjakovës në 25 vjetorin e masakrës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të Gjakovës në përvjetorin e 25-të të gjenocidit serb që u krye mbi qindra shqiptarë të kësaj ane.

Kryerësit e kësaj masakre ende janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë thuhet në postimin e PDK-së.

“Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar. Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm, 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur”, shkruan faqja zyrtare e PDK-së në Facebook.

“Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”, thuhet në këtë postim.

Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!”, shkruan PDK.

Gjatë ditës edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Mejën e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika