Hapen dyert për vizitorë në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

Kulla e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan që nga mëngjesi ka hapur dyert për vizitorët

Kulla e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan që nga mëngjesi i ka hapur dyert për vizitorët.

Dyert e hapura të Kullës së famshme në Dukagjin janë në shenjë të nderimit të Festave të Nëntorit.

Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Fotografi: Liridon Llozani, RTV Dukagjini, Pamje nga ambientet e Kullës së Dëshmorëve në Gllogjan

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sot janë bërë 26 vjet që nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot, më 28 nëntor, shënohet po ashtu ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, një figurë e shquar e Luftës së Pavarësisë në Kosovë. Nëse ai do të ishte gjallë, do të kishte mbushur 68 vjet. Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Skenderajt më 1955, ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit dhe mbaroi shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Përkundër shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës në vitin 1990, Adem Jashari u organizua në aspektin ushtarak përmes LPK-së. Duke filluar me vitin 1991, ai dhe një grup veprimtarësh shqiptarë shkuan në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet dhe stërvitjen e duhur ushtarake për luftën e armatosur.

Historia e heroit tonë shpërtheu në vitin 1997, me sulmin e UÇK-së në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri njërin prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj.

Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika