Haradinaj kërkon të punohet për vazhdimin e ndërgjegjësimit si shoqëri

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të ndahet dashuria, respekti e përkrahja bashkë me personat me aftësi të kufizuar

Në shënimin e tre dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reflektim si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje që të ndahet dashuria, respekti e përkrahja bashkë me personat me aftësi të kufizuar.

“Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë”.

“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika