Haradinaj përcjell varrimin e vëllaut me video-link, praktikë e re në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme është varrosur vellau I Nasim Hardinajt, Agroni. Haradinaj që po vuanë dënimin e tij në Hagë nuk ka marr pjesë në varrim por ceremonin e ka parë përmes një video-linku. Për këtë shpjegim kanë dhënë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Ceremoninë e varrimit të të vëllait, Agronit, Nasim Haradinaj e pa të tëren.

Por, ai nuk ishte në prezencë fizike në Gllogjan.

Ish eprori i lartë i UCK-së, që gjendet në Hagë në vuajtje të dënimit, këtë ceremoni ku pjesëmarrës ishin shumë qytetarë e pa përmes një video-linku.

Por pse është përdorur një model i paparë më parë në Kosovës, Dhomat e Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, kanë dhënë një shpjegim për RTV Dukagjinin.

“Sa i përket pyetjes suaj, ajo që aktualisht mund t’ju them është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla. Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet e paraqitura nga mbrojtja dhe vendimet e marra nga gjykatësit publikohen në faqen e internetit të DHSK-së. Nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të DHSK-së”, kanë thënë Dhomat e Specializuara.

Me këtë veprim po shprehen të habitur nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sipas Amer Aliaj, parimisht çdo të denuari iu lejohet nën masat e duhura të sigurisë, të marrin pjesë në këto ceremoni.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se “Ne të kaluarën ka pasur praktika ku të paraburgosurit janë lejuar të marrin pjesë, Gjykata është dashur që nëse ai ka kërkuar të marrë pjesë të japin një vendim human por këto kërkesa i shqyrton vet Gjykata. Parimisht të denuarit i lejohet që të marrë pjesë nën përcjelljen e sigurimit apo Policisë vendore e ndërkombetare. Ky vendim nuk është i zakonshëm që të përcillet cermonia përmes videolinkutë, kjo është një praktik e re”.

Se si janë të rregualluara në Kosovë këtë procese, tregon avokati Skender Musa.

Vetëm se edhe ky thotë se një praktikë e ndalimit është në kundërshtim më të drejtat e njeriut.

“Edhe ligji në Kosovë e parasheh që të dënuarit të marrin pjesë në varrime edhe kur e kanë gjendjen e rend shëndetësore. Kemi të bëjmë më shkelje të të drejtave të njëriut pasi varrimi është edhe çështje e mëshirës dhe është dasht që të shihet edhe kërkesa e fundit në këtë proces”, ka thënë avokati Skender Musa.

Dhomat e Specializuara me 18 maj të vitit 2022, i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika