Haradinaj-Stublla takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës, shpreh mbështetje dhe shpresa për lidhjen mes dy vendeve

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj është takuar me shefin e inteligjencës të Ukrainës, Kyrylo Budanov

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me shefin e inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, është takuar me shefin e inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Haradinaj ka shkruar se Budanov me udhëheqjen e tij ka arritur operacione të suksesshme kundër Rusisë.

“Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i shumëkërkuari i Putinit, dhe shtylla kurrizore e mbrojtjes së Ukrainës – Budanov me udhëheqjen kolosale të tij ka arritur shumë operacione të suksesshme kundër Rusisë,” shkruan Haradinaj.

Ish-ministrja ka shprehur mbështetjen për luftën e Ukrainës, për liri dhe shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin ukrainas.

“Gjenerali Budanov përgëzoi vendin tonë për përballjen e vazhdueshme me synimet shkatërruese të Putinit në Ballkan, dhe falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen ushtarake të ofruar për Ukrainën,” shkruan Haradinaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika