Hasani për moscaktimin e kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka cilësuar se arsyetimi publik i presidentes Osmani për moscaktimin e kryeprokurorit të Shtetit ishte skandaloz. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se Osmani po cenon funksionin primar kushtetues, që është funksionimi normal i institucioneve shtetërore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po cenon funksionimin normal të institucioneve shtetërore, duke shkelur njëkohësisht edhe të drejtat e njeriut për të gjithë aplikantët për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit që mbetet akoma i pacaktuar nga ajo.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Hasani ka cilësuar se arsyetimi publik i saj ishte skandaloz, dhe se përgjigjja do të duhej të ishte e prerë.

“Arsyetimi publik pse nuk e ka nënshkruar është skandaloz, i papranueshëm…Presidenti i Republikës ose shefshteti, i cili funksionin bazik e ka të përkujdeset për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, një prej tyre është edhe kryeprokurori i shtetit, nuk mundesh…ajo nuk e garanton funksionimin normal, sepse ushtruesi i detyrës nuk është garantuar prej presidentes. Është caktuar prej mekanizmave rregullativ të brendshëm. Ajo nuk ka të drejtë që asnjëherë të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve. Duhet të  thotë PO-JO, nuk mund të thotë po i pres palët…i cili ishte arsyetim absurd, skandaloz?”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a i bie kjo që presidentja po i shkel të drejtat e njeriut, ai tha se po e bënte “në  mënyrën më brutale të mundshme”.

“Ajo ishte shkelje brutale e të drejtave të njeriut, të atyre që kanë konkuruar, që të gjithëve… në mënyrën më brutale të mundshme dhe po cenon funksionin primar kushtetutes, funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.

Ende nuk dihet se kur Kosova do të ketë kryeprokuror të Shtetit, derisa kanë kaluar më shumë se 10 muaj që kjo pozitë udhëhiqet nga një ushtrues detyre.

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika