Haxhiu – Isufajt: Po të mos hiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit, ndoshta nuk do të ndodhte sulmi në Banjskë

"...Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023", ka shkruar Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeprokurorit, Blerim Isufaj i cili ka pranuar ta ketë dhënë miratimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit duke thënë se po të mos hiqej fletarresti në atë kohë ndoshta nuk do të kishte sulm terrorist në Banjskë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se në vend se Isufaj të reagojë, të përgjigjet në pyetjen se pse e hoqi urdhërarrestin për Radoiçiqin duke kërkuar që të mos ikë nga thelbi i çështjes.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, të premten, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, konfirmoi se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, lidhur me përfshirjen në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në konferencën e fundvitit Isufaj, pa i përmendur arsyet, tha se urdhërarresti ndaj Radoiçiqit është tërhequr për një kohë, porse më pas është rikthyer.

“Ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili ndërkohë iu ka rikthyer…. Pa miratimin tim nuk kishte mundur me ndodhë. Nuk diskutohet kjo. Unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyen pse e kam dhënë nuk mund ta bëj publike. Pikë. Këto janë çështje të ndjeshme”, tha Isufaj.

Prokuroria Speciale e pati kërkuar më 19 shkurt të 2021-s revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit teksa Gjykata e aprovoi këtë kërkesë më 23 shkurt të atij viti.

Urdhri për arrestim u pati lëshuar në gusht të 2020-s, nën dyshimin se Radoiçiqi ishte pjesë e grupit të organizuar kriminal të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit. Radoiçiqi së fundi ka pranuar ta ketë organizuar grupin e armatosur serb që ndërmori sulm ndaj Policisë në Banjskë.

Në konferencë Isufaj iu kundërpërgjigj edhe kritikës së kryeministrit Albin Kurti rreth mosngritjes së aktakuzave nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e Banjskës.

“Pyetjes për kryeministrin, as që dua ta komentoj sepse nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave, është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet dhe nuk mund të na tregojë askush se kur ne duhet të ngrisim aktakuza ose kur duhet t’i pushojmë hetimet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika