Haxhiu prezanton projektligjin për KPK-në, opozita e konsideron problematik

Deputetë të partive opozitare po e kundërshtojnë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, teksa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpalosur këtë projektligj para Komisionit për Legjislacion

FOTO:KP

Opozita e konsideron problematik dhe rrezik për demokracinë, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Deputetë të partive opozitare po e kundërshtojnë këtë nismë ligjore, teksa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpalosur këtë projektligj para Komisionit për Legjislacion.

Ajo tha se në kuadër të objektivave reformuese, kanë vazhduar me prioritet për hartimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Projektligji përmban disa risi, adreson vendosjen e kritereve për përbërjen e këshillit, fuqizimin e rolit dhe rritjen e transparencës”, tha ajo.

Anëtari i komisionit, Driton Selmanaj, u shpreh kritik ndaj këtij projektligji, për çka tha se rrezikohet Këshilli Prokurorial.

“Ky dokument nuk i ka marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktghykimit të Gjykatës Kushtetuese. Është e papranueshme se si ju ende nuk keni marrë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Selmanaj.

Për më tepër, deputeti i LDK-së theksoi se kjo iniciativë është e papranueshme.

“Dje na është drejtuar një letër përmes zyrës së BE-së, ku thotë që të rishikohen rekomandimet. Ju po duket se nuk jeni konsultuar. Me çdo mjet do të ju ndalim”, shtoi ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se ky projektligj është problematik, duke përmendur edhe çështjen e përbërjes prej 19 anëtarëve.

“Unë i kam tri probleme të mëdha me këtë ligj, e para lidhet me vendimmarrjen e cila buron prej vetë anëtarëve dhe ne kemi bërë një rritje deri në 19 anëtarë. Çka nënkupton kjo? Një instancë e sundimit të ligjit në KPK sfidohet seriozisht prej përbërjes së re që buron prej Kuvendit. Edhe është çështje dhe problem i madh se kjo i jep prapë politikës gjatë gjithë kohës të ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Reforma bëhet për të forcuar”, theksoi Tahiri./KP

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika