Hehir e fajëson SHBA-në dhe BE-në: Bandat e armatosura të lidhura me Serbinë dihet se veprojnë prej vitesh në veri të Kosovës

Profesori nga Westminster University dhe drejtori i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënive Ndërkombëtare, Aidan Hehir,

Ligjëruesi në Universitetin e Westminster, Aidan Hehir, ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një policë i vdekur dhe një i plagosur, duke thënë se “zbutja[e politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë] po dështon”.

Për bandat e armatosura në veri të Kosovës, ligjëruesi Hehir i ka akuzuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, pasi sipas tij, këto të fundit i kanë inkurajuar këto grupe terroriste me politikën e tyre të zbutjes.

“Bandat e armatosura të lidhura me Serbinë dihet se veprojnë në veri të Kosovës prej vitesh. Politika e zbutjes së SHBA/BE-së i ka inkurajuar ata”, ka shkruar në Twitter Hehir.

Më tutje, ai ka numëruar një sërë incidentesh që kanë ndodhur nga këto grupe.

“E mbani mend reagimin e tyre ndaj… sulmeve ndaj Kfor-it? kidnapimi i policisë së Kosovës? zbulimi i depove të armëve? Zbutja po dështon”.

Më tej, ai ka thënë se dhe kur u zbulua se në veri të Kosovës po kontrabandoheshin armë nga Serbia, të cilat ruheshin në kishat ortodokse, nga deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, por sipas Aehir, këto informacione u quajtën gënjeshtra, propagandë.

“Kur kjo u zbulua, pati indinjatë të indinjuar. “Gënjeshtra! Propagandë!” shumë qanë. Sot, personat e armatosur që dyshohet se kanë vrarë një oficer policie, fshihen brenda Manastirit të Banjskës”, ka përfunduar Hehir Twitter.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika