Hekurudha Prishtinë – Durrës, Aliu: Së shpejti do të fillojnë punimet intensive për këtë projekt

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet intensive për realizimin e projektit të hekurudhës Prishtinë - Durrës

Ministri i Mjedisit, Planifikikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka një dakordim të dyanshëm se nga do të kalojë hekurudha që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë – Durrës, do të fillojnë edhe punimet intensive për këtë projekt.

“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka njoftuar ministri i Mjedisit, Planifikikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika