Hovenier ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes së MCC-së nga Kuvendi i Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, mirëpret ratifikimin e marrëveshjes së Kompakt të MCC-së nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë që kjo marrëveshje mundëson që të punohet për një të ardhme të qëndrueshme energjetike për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka mirëpritur miratimin e marrëveshjes së nënshkruar me MCC-në të enjten e 28 korrikut nga Kuvendi i Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se, kjo marrëveshje ndihmon që të punohet për një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën.

“E mirëpresim ratifikimin e marrëveshjes së Kompaktit të MCC-së nga Kuvendi i Kosovës. Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

Të enjten e 28 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me gjithsej, 89 vota pro nga deputetët dhe asnjë kundër, është ratifikuar marrëveshja që Qeveria e ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Kongresin Amerikan.

Marrëveshja në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, përqendrohet në projekte të energjisë.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, projekti më i rëndësishëm pritet të jetë ai i ruajtjes së energjisë, ku përmes këtij projekti,  Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh. Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë. Përmes baterive synohet të reduktohet nevoja për importin e energjisë, derisa çmimet e importit tashmë janë rritur.

Ratifikohet marrëveshja për energjinë me MCC-në

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika