Hovenier për shtyrjen e zgjedhjeve: Mirënjohës ndaj Osmanit dhe zyrtarëve të partive politike për bashkëpunimin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës, është shprehur mirënjohës ndaj presidentes Vjosa Osmani si dhe zyrtarëve të partive politike për bashkëpunimin dhe angazhimin konstruktiv

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier





Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe zyrtarët e partive politike për bashkëpunimin dhe angazhimin konstruktiv.

“Mirënjohës ndaj Vjosa Osmani dhe zyrtarë të partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar Hovenier, në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ PSBE-ja mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Osmani kishte njoftuar se së bashku me partitë politike të vendit kanë arritur të marrin vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Osmani caktoi 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Osmani bëri të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike në vend për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika