Hovenier: Serbia ka përgjegjësi për të hetuar, arrestuar dhe ekstraduar të dyshuarit për sulmin e Banjskës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga Serbia përgjegjësi për autorët e sulmit në Banjskë. Ai ka thënë se Serbia duhet të arrestojë dhe të ekstradojë çdo të dyshuar që mund të ketë ikur atje. Ndërsa, ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë i ka vlerësuar si të tmerrshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur mbrëmë për sulmin në Banjskë duke thënë se autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit.

Më tutje, ai ka thënë se ajo që ndodhi më 24 shator në Banjskë ishte e tmerrshme.

“Autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Kjo përfshin përgjegjësinë e Serbisë për të hetuar, arrestuar, ekstraduar apo ndjekur penalisht çfarëdo të dyshuari që mund të ketë ikur në Serbi. Ky mbetet qëndrimi i qeverisë sime”, ka thënë Hovenier.

“Qeveria amerikane po përfundon vlerësimin e saj të përgjegjësisë. Ende nuk e kemi përfunduar. Por do të përsëris atë që kemi thënë më parë, ata që janë përgjegjës për këtë vepër kriminale, për vrasjen e një polici, për kërcënim të sigurisë dhe të stabilitetit të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe do të punojmë me partnerët tanë kosovarë dhe të tjerët për të siguruar që kjo të ndodhë”, tha ambasadori Hovenier, raporton Gazeta10, përcjell Dukagjini.

Ai ka përfunduar duke theksuar se qëndrimi i Qeverisë së SHBA-së nuk ka ndryshuar sa u përket ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika