Hoxha: Deklarata e Bislimit tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër për dinarin

Analisti, Ylli Hoxha

“Nëse ka ardhur koha të lëshohet pe, më mirë të shkohet në zgjedhje”.

Kështu thotë analisti Ylli Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet lidhur me takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.

Sipas Hoxhës, deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se deri më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër.

“Kumtesa apo deklarata e Bislimit tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër për dinarin. Prej idesë se kemi zbatim të Kushtetutës, ashtu siç është kemi arritur në pikën që të premten do të vijë në tavolinë një propozim afatshkurtër i dy palëve dhe pastaj do të gjendet një mjedis… kemi një lloj degradimi të pozicionit prej zbatimit të Kushtetutës siç është neni i 11… ka një zgjidhje që është produkt i Brukselit”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, çështja e dinarit nuk mund të zgjidhet me planin franko-gjerman.

“Problemi është strukturor, dinari nuk është çështje që zgjidhet me planin franko-gjerman, është trajtuar në Kushtetutë të Kosovës, gjendja në terren nuk është e tillë që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës, Qeveria ka vendosur që të atakojë këtë status-quo dhe atakimi e ka çuar në negociata që të bëjë zgjidhje të përkohshme të problemit…”.

Ai thekson se zbatimi i Kushtetutës së Kosovës në vendet e populluara me serbë është çështje negociatash me Serbinë.

“Ky është mesazhi prej sot e tutje. Çka do që bën Qeveria që nuk i përket marrëveshjeve të caktuara, që është jashtë, por është gjendje joligjore duhet të zgjidhet me Serbinë dhe ky është dakordimi që kemi bërë”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika