Hoxha për vendimin e Listës Serbe: Në ditët e ardhshme pritet të ndërtohet një presion ndërkombëtar

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se në ditët e ardhshme pritet të ndërtohet një presion ndërkombëtar, pas vendimit të Listës Serbe për tërheqje nga pjesëmarrja në zgjedhjet në veri

Analisti Ylli Hoxha, teksa e ka komentuar vendimin e Listës Serbe për t’u tërhequr duke mos marrë pjesë në votimet për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, ka thënë se Lista Serbe është instrument i Beogradit.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se në ditët e ardhshme pritet të ndërtohet një presion ndërkombëtar.

“Lista Serbe është instrument i Beogradit dhe është përdorur gjithmonë si i tillë. Tash po e bën atë që Vuçiqi po do ta bëjë, do të thotë po do që të tregojë se proceset në Kosovë determinohen nga vullneti i tij. Ishte e qartë që Serbia nuk po do normalizim të situatës as në veri as kudo. Prapë edhe ndaj kësaj situate… përgjigjja do të duhej të ishte që në një moment ta tolerojmë referendumin dhe nëse dështon prapë në një moment të duhur t’i ofrohet presidentes dorëheqja e kryetarëve”, tha ai.

Hoxha thekson se referendumi duhet të respektohet.

“Ne nuk kemi situatë normale në katër komunat veriore. Në ditët e ardhshme pritet të ndërtohet një presion ndërkombëtar që e bjen Vuçiqin në tavolinë dhe ai si hero disi i bind, duke thënë se unë e bëra këtë lëshim dhe për këtë unë kërkoj diçka tjetër”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika