Humb jetën një person në aksident trafiku në Llukё të Epёrme të Deçanit

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Llukë e Epërme, Deçan. Policia ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Llukё të Epёrme të Deçanit.

Policia ka thënë se për vdekjen e viktimës është lajmëruar nga mjeku kujdestar rreth orës 02:15 të mëngjesit, duke e kumtuar lajmin se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Sot me datё 27.06.2023, rreth orёs 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndërruar jetё”.

Më poshtë mund ta lexonin komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

Ju informojmë se më datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e Epёrme, Deçan.

Nё vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion dhe njё motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёrderi sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjën e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore.

I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve dёrgohet ne QKUK-Prishtinё.

I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika