Hyjnë në shtëpi për të vjedhur, ikin pasi e shohin të zotin e shtëpisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy persona kanë tentuar të kryejnë grabitje në një shtëpi në fshatin Dumosh të Podujevës. Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë ikur pa marrë asgjë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 02:33, në fshatin Dumosh të Podujevës, dy persona kanë tentuar që të kryejnë grabitje në një shtëpi.

Sipas policisë, ankuesi ka informuar se dy personat ishin të maskuar dhe se kanë kërkuar nga bashkëshortja e tij, para dhe stoli ari, por me të parë bashkëshortin të njëjtit janë larguar.

Policia nuk ka njoftuar se ka pasur ndonjë të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga bashkëshortja e tij kanë kërkuar para dhe stoli ari, mirëpo pasi kanë parë ankuesin, të njëjtit kanë ikur pa marrë asgjë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika